VIDEO/ Policia turret në Divjakë, arreston dy persona të shpallur në kërkim. Emrat

Polcia njofton se gjatë orëve të fundit në zonën e Divjakës jane arrestuar dy persona që ishin shpallur në kërkim dhe nuk i ishin bindur forcave të policisë.

Në pranga ka rënë Dionis Gjini 25 vjeçar i cili ishte shpallur ne kërkim për vepren penale të mashtrimit.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Vijojnë kotrollet e territorit me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Kontrollet nga Komisariati i Policisë Divjakë të mbështetur nga FNSH Fier.

Kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve policia e Divjakës kap dhe ndalon dy të kërkuar.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", policia e Divjakës e mbështetur nga FNSH kanë bërë të mundur kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Specialsitët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasit:

1.Dionis Gjini, 25 vjeç, banues në Divjakë.

ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrim" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë", parashikuar nga Nenet 143 dhe 242  të Kodit Penal.

2.Eris Mëhilli, 28 vjeç, banues në Divjakë.

Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg.