Këngëtari shqiptar drejt tregut ndërkombëtar? Së shpejti në duet me Bebe Rexhën

Zëri i tij u dëgjua pak tek kënga "Chonga" e Tunës dhe tek dueti "Maria" dhe askujt nuk do t'ia merrte mendja se do hynte në tregun ndërkombëtar.

Seven Saraci kishte njoftuar se po punonte për një projekt të ri duke mos zbuluar emrin e bashkëpunëtores.

Ai zbuloi për herë të parë për 'SevenBizz' se shumë shpejt do të vijë në duet me Bebe Rexhën. Audio është regjistruar, por ende nuk kanë xhiruar klipin prandaj data e publikimit mbetet mister.

Nuk dihet ende nëse Bebe Rexha do këndojë shqip apo nëse do jetë një duet ku përshtaten shqipja dhe anglishtja.