Kosovë, qëllohet me armë një patrullë e policisë, ja ku ka ndodhur

Persona ende të paidentifikuar mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një patrulle policie në Podujevë, raportojnë mediat kosovare.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes të kësaj te premteje, ndërsa rrethanat e këtij sulmi janë ende të paqarta.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje nga ky sulm.