Anglia ndalet në barazim përballë nënkampionëve të botës

Kroacia dhe Anglia janë ndarë në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ky  rezultat ishte pasqyrë e mirë e lojës, pasi që të dyja skuadrat ishin solide.

Kishim një Angli që qarkullonte topin diçka më shumë se kroatët, por pa ndonjë konkretizim.

Vlen të përmendët edhe “ashpërsia” e lojës nga të dyja palët.  Në total gjashtë lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë, respektivisht nga 3 lojtarë për secilën skuadër.

Pas kësaj ndeshje, Anglia pozicionohet në vendin e 2-të falë golaverazhit më të mirë se Kroacia, të dyja këto grumbullojnë vetëm nga një pikë.