Thirrja e Bashës në prokurori/ Berisha: Veprimi i sotëm i Ramës, thirrje e fuqishme për popullin opozitar!

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar si akt të pashpresë dhe hakmarrës të kryeministrit Rama, thirrjen në prokurori të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Sipas ish-0kryeminsitrit ky akt ishte një thirrje e fuqishme për popullin opozitar që të krrejmë sa m,ë parë këtë kalbësirë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:

Veprimet e sotme të Kallam Dështakut, thirrje e fuqishme për popullin opozitar!

Të dashur miq, sot Kallam Dështaku, në një akt hakmarrës primitiv, thirri në prokurorinë e tij kreun e Partisë Demokratike gjoja për llogari të Taulant Bego/Yaris. Në të vërtet ai me këtë akt dëshmoi tmerrin, terrorin shpirtëror të pashërim që përjeton, i zhytur nga krimet, skandalet e brendshme dhe i damkosur tashmë si i përçmuari ndërkombëtar.

Kështu që akti i tij i sotëm, identik me atë të një të mbyturi që kapet për të shpëtuar nga një fije bari, dëshmon qartë se kryetari i PD dhe opozita në tërësi i ka kallur datën atij datën, i ka futur frikën gjer në palcë ndaj dhe kërkon të shpëtojë me akte që do ti kushtojnë shumë shpejtë lëkurën.

Akt i sotëm i Kallam Dështakut është një thirrje për mbarë popullin opozitar që ta krrejmë sa më parë kalbësirën, të cilës po i vjen ngordhja që meriton. sb