Ky është populli që shet veshkat në Facebook për të larë borxhet

Për mijëra njerëz që kërkojnë të “peshkojnë”një veshkë në Indonezi, Facebook është vendi i duhur. Numri i madh i sëmundjeve të lidhura me veshkat i kombinuar me përqindjen e ulët të dhurimit të organeve ka bërë që kërkesa për transplante në tregun e zi të jetë e lartë. Kështu, tregu i zi është zhvendosur në rrjetet sociale ku njerëzit po drejtohen çdo ditë e më tepër duke kërkuar të blenë organet e të huajve me para në dorë.

Këto lloj transaksionesh janë kundër ligjit. Por, Toni Samosir, kryetar i komunitetit të dializës në Indonezi shpjegon se për 150,000 pacientë që vuajnë nga dështimi i veshkave në vend, tregjet e paligjshme, të qasura përmes një numri në rritje të grupeve në Facebook, shpesh janë të vetmet rrugë të disponueshme.

Toni Samosir u shpreh për ABC:

Është e lehtë të marrësh oferta të veshkave komerciale në internet, ka edhe grupe të caktuara të ndërmjetësve të donatorëve të veshkave në mediat sociale. Është si një tregti e përgjithshme: njerëzit sheshin hapur veshkat për të paguar borxhet, shpenzimet mjekësore, nisjen e një biznesi … Nuk ka para, nuk ka as veshka ".

Këto grupe të "tregtisë" të Facebook-it veprojnë si ndërmjetës: lidhin blerësit e dëshpëruar me shitësit shpesh të dëshpëruar, lehtësojnë marrëveshjen dhe në disa raste ankandojnë organet te ofertuesi më i lartë.

Çmimet për një veshkë zakonisht shkojnë diku midis 100 milionë rupiah ($ 9,270) dhe 350 milionë rupiah (32,430 dollarë), por Tony sugjeron që ata herë pas herë tejkalojnë $ 90,000 AUD.