VIDEO/ Meta ‘Kcimet e Tropojës’ një thesar i çmuar i kulturës shqiptare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në festën ‘Kcimeve të Tropojës në UNESCO’. Në fjalën e tij kreu i shtetit ka thënë se është gjithmonë kënaqësi të vizitosh Tropojnë.

Gjithashtu Meta ka theksuar se ‘Kcimet e Tropojës’ është një nga thesaret më të mëdha kulturore të Shqipëriszë.

Ja çfarë shkruan Meta:

Ardhja në Tropojë është përherë një kënaqësi dhe emocion i veçantë. Sidomos kur marr pjesë në një aktivitet të spikatur kulturor kushtuar "Kcimeve të Tropojës në UNESCO". Shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, sidomos "Kcimet e Tropojës" nevojitet të promovohen nga institucionet tona, nga ato lokale e deri në shtetërore, për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Arritjen që kemi realizuar me Iso-polifoninë e Jugut në UNESCO ta pasojmë edhe me zhanre të trashëgimisë folklorike të trevës së Tropojës.????????