Bonucci e thotë emrin: Në derbin 'della Madonnina' do bëj tifo për këtë skuadër

Leonardo Bonucci ka thënë se do ta përkrahë Milanin në derbin “della Madonnina” kundër Interit.

Bonucci luajti vetëm një sezon për Milanin, dhe iu ribashkua Juventusit gjatë kësaj vere, mirëpo italiani ka thënë se e pëlqen më shumë kohën me fanellën e Milanit se sa atë të Interit.

“Shpresoj që do ta shoh një lojë të madhe, por unë do të bëj tifo për Milanin”, tha Bonucci.

“Kam lënë pras një skuadër të mirë dhe një trajner të madh”, shtoi ai.

Ai po ashtu foli edhe për rastet e fundit për akuzat e përdhunimit ndaj Cristiano Ronaldos.

“E shoh një Ronaldo të qetësuar në javën sa ishim bashkë, këto janë probleme personale, dhe nuk më takon mua që të jap ndonjë koment”, përfundoi ai.