Rivaldo: Ky super lojtar duhet të zëvendësojë Ronaldon te Reali

Legjenda braziliane, Rivaldo, beson se Eden Hazard do të ishte zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos te Real Madrid.

Largimi i portugezit pas gjithë atyre sukseseve, gjithmonë ka hapur një debat të madh se kush mund ta zëvendësojë atë.

‘Los Blancos’ këtë sezon kanë mbetur pa lojtarin më të mirë në histori të tyre, Cristiano Ronaldon, që është transferuar në Serie A te skuadra e Juventusit.

“Sulmuesi belg është një lojtarë i madh dhe ai mund të jetë një opsion shumë i mirë për të kaluar në klubin e tij të ëndrrave, Real Madrid”, ka deklaruar Rivaldo.

“Hazard ishte i mrekullueshëm për Belgjikën në Botëror ka startuar shumë mirë në sezonin e ri për Premierligë. Për këtë arsye, Real Madridi duhet ta merr në konsideratë transferin e tij, sidomos pas formës së tyre të dobët që vjen pas largimit të Ronaldo”, theksoi ai.