‘Kam dëshmitarë peshqit’- Iriqi bisedon me Taulant Ballën

Iriqi:- Të ka dalë shumë emri këto ditë. Pse?

Balla:-S’lihet rehat budallai,thonë nga Librazhdi. Nga që nuk ua mban me Ramën i bjenë Taulantit. Si është ajo shprehja:”S’kanë ç’i bëjnë gomarit, ndaj i bien samarit.”

Iriqi:- Gomari qenka Rama kështu?

Balla:- Kjo dihet. Ne në grup,kur pimë kafe,kështu e quajmë. Hë, mo ça mendje ka ai gomari sot? Por kaq se në fund të fundit ai është pronari i partisë. E ka blerë,o Iriq. Me euro në dorë.

Iriqi:- Per vajtjen tënde ne komisariatin e Krujës the se ndodheshe në peshkim atë ditë. Ke dëshmitar?

Balla:- Kam plot. Gjithë ata peshq më panë atë ditë. Atje i keni dhe shkoni,pyetini!

Iriqi:- Alizoti tha se i kishe dhënë një pako.

Balla:- Pako? Pako me se? Se pako me libra të Ramës unë ndaj çdo ditë.

Iriqi:- Dmth ti ndan libra?

Balla:- Libra dhe foto. Shumë foto.

Iriqi:- Foto?

Balla:- Po. Të Lulit me kriminelë. Në fakt kur ata kane dalë me Lulin kanë qenë korrekt, por ne fap, i themi Artës ti akuzojë për drogë dhe kështu ia fusim Lulit. Ja,ku ke në krah trafikantë,ia dokumentojmë.

Iriqi:- Në një foto që të nxori Berisha ti dole huq.

Balla:- Dola se nuk e dija që Sala kishte dhe video. E dhjeva atë ditë se në përgënjeshtrimin tim në vend të hiqja banditin,hoqa veten. Por nga ngarkesa e kam.

Iriqi:- Ngarkesa?

Balla:- Po,o Iriq. Janë gjithë ato çanta për t’u numëruar. Një dhomë e madhe çdo javë. E dita ngelet po ajo. Me aq orë, nuk iu shtuan dhe nja katër.

Iriqi:- Çanta me se?

Balla:- Me kumbulla. Hahaha, po me euro, o Iriq,me euro. Nuk e shikon që po bije poshtë e më poshtë kursi. Se punojnë çunat. Shyqyr zotit me Ramën kemi kapur plot lekë. Se me Nanon, lesh. Nuk linte ai kaq çanta poshtë e lart. Ndonjë qirasje e aq.

Iriqi:- E arrestuat Babalen?

Balla:- Babalja na ndihmoi goxha. Se u bë komike ngjarja me vëllain e Xhafajt. Po dhe Arta sa guxim që ka. Nuk ke thënë psh fjalën Lul se fap e thërret ajo në prokurori. Isha duke pirë kafe një ditë. Thashë Salianj,kur pas pesë minutash lexoj në tv se kishte thirrur Salianjin. Sot jam nxehur me Ed Palokën. Nga mbasditja do ia përmend emrin e do i shkojë fundjava në prokurori. Vettingu qenka shkop magjik për qeverinë. Na nderoi.

Iriqi:- Po ekonomia si po shkon?

Balla:- Kush pyet për ekonominë,mo. Dëgjove që morëm borxh 500 milionë? Me to bëjmë zgjedhjet lokale. Marrim dhe 500 të tjera më vonë e ikim vetë nga pushteti. Se pas dy vjetësh çdo qeveri do punojë të shlyejë borxhet që morëm ne. Kështu për 30 vjet rresht,qeveri borxhi do quhet. Nuk do u ngelen as lekë për kafe shqiptarëve. As xhepa nuk do kenë më në pantallona se s’do iu duhen. T’i rrojë pushteti Lulit në 2021.

Iriqi:- E pérmende Lulin?

Balla:- Mos,se sapo shkoi në prokurori. E thërret prapë ajo shushka. Alo,alo! Arta,e përmenda gabim Lulin tani. Po,po,mos e thirr më. Boll për sot,jo dy herë brenda ditës.

Iriq,e ndreqa. Tung. Hë se harrova. E rritëm anëtarësinë e partisë. U shtuam shumë këto ditë. Nuk e merr me mend kush na erdhi.

Iriqi:- Kush?

Balla:- Krejt kryesia e myslimanëve,si grup unik. U çudita.

Iriqi:- Pse u çudite?

Balla:- Se partia jonë i rrafshoi kishat e xhamiat. Por mire thonë, jepju dru të të thonë dajë. Ika se po përgatis një video për Lulin. Kam një aktor që imiton dhe kafshët,jo më njerëzit. Artist tamam. Dhe s’kërkoi shumë,aq sa nxjerrim ne nga dhjetë bimë kanabis...