Shembet qendra tregtare, 7 të vdekur, 9 të humbur

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe nëntë te tjerë rezultojnë të humbur pas shembjes së një qendre tregtare në Nuevo Leon në Meksikë.

Imazhet dramatike tregojnë punonjësit e emergjencës që transportonin viktimat nga rrënojat ndërsa vijojnë kërkimet për personat që rezultojnë të humbur.

Shtatë persona u konfirmuan të vdekur, ndërsa 15 u plagosën pasi struktura e qendrës tregtare u rrëzua dhe mendohet se të gjithë viktimat dhe të plagosurit janë punëtorë ndërtimi.

Autoritetet thanë se puna për ndërtimin në strukturën tre katëshe të qendrës po zhvillohej pa leje.