Nuk është rastësi/ Ardian Mema largohet nga Flamurtari. Gati për Tiranën...?

Flamurtari ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook” ndërprerjen e kontratës me trajnerin e dytë Ardian Mema.

Madje klubi vlonjat i ka uruar atij edhe suksese në karrierën si trajner.

Tashmë Ardian Mema pritet të drejtojë Tiranën, pas largimit të Ze Marias, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.