Halili sqaron gjithçka, ja pse u largua Ze Maria nga Tirana

Ishte vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili në konferencën e sotme për shtyp njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ze Maria.

Halili ka dalë së bashku me brazilianin para mediave, ku ka deklaruar: “Në këtë tavolinë, në këtë stadium ne bëmë prezantimin e Ze Marias. Sot përfundimisht po bëjmë edhe mbylljen e asaj marrëveshje që kemi pasur.

Menduam me trajnerin që të bëjmë një konferencë bashkë. Sepse kemi një klub me histori të madhe dhe na takon të jemi të kujdesshëm me të gjithë stafin. Jam 80 % të ditës i angazhuar me Tiranën. Asnjë blerje nuk bëhet pa fjalën time. Çdo gjë që bëhet në klub unë njoftohem dhe jap “Ok”. Jo se jam diktator, por është normale që një drejtues të dijë çdo gjë. Kishim një projekt që kemi vizituar shumë.

Ze Maria ka qenë shumë i angazhuar për të bërë shumë gjëra të mira. Ndoshta edhe tek ekipi i akademisë. Kemi folur bashkërisht dhe kemi vendosur që të bëjmë disa rregullime.

E kemi parë që përsëri akademia do terrene sportive dhe kishim në plan që të kapim çdo skuadër që luan me stemën e Tiranës dhe duhet pak ndihma për të mbrojtur stemën e klubi që mos ta përdorin të gjithë.

Ze Maria është profesionit dhe shumë korrekt. Nuk kemi pasur asnjë thyerje disiplinor. Kemi qenë korrekt me çdo aktivitet, dhe në fund kemi arritur që të bëjmë këtë ndarje dhe kjo nuk ishte e mirë as për klubin.

Do të ishte mirë që ta vazhdonim këtë, por vetëm rezultatet na detyrojnë ta bëjmë këtë. Javë pas jave kemi folur ku vetë trajneri ka kërkesat, ankesat për sa i përket pjesës së lojës.

Për sa i përket informacionit që do media. Tek unë del shumë kollaj informacioni pasi nuk kam pse ta mbaj fshehur. Kontratën e keni pasqyruar jo të saktë në përgjithësi, por nuk ka shumë rëndësi. Nuk na ka mbajtur fare pjesa ekonomike.

Ze Maria ka qenë një njeri shumë korrekt, dhe tolerant. Kur u ngjitëm në Superiore ndërtuam një kontratë të re 2 vjeçare me të drejtë që klubi ka të drejtë që në vitin e dytë po të dojë e rinovon po të dojë jo. Kam vlerësuar shumë javët e fundit që Ze Maria vazhdonte dhe bënte për ta çuar këtë skuadër përpara".