Dhunuan barbarisht 51-vjeçaren, kapet i dyti, në kërkim babai

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dytë të një ngjarje të ndodhur rreth tre javë më parë në Durrës, ku u dhunua barbarisht një 51-vjeçare.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "në pranga u vu Algert Koleci, pasi në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Admir Koleci, i ndaluar më parë dhe më babin e tij, shtetasin M.K. i cili vijon të jetë në kërkim për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Qefsere Koleci".