Trajneri i Kosovës: Skuadra tregoi karakter, ishte një spektakël për tifozët

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë pas ndeshjes së mbrëmshme me Maltën se ishte një fitore e madhe dhe e merituar.

Dardanët fituan me rezultatin 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj maltezëve në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Kemi pasur shumë mundësi që të përfundonin më shpejt këtë ndeshje. Por, në pjesën e dytë ja falëm atyre golin e barazimit”.

Pasi u barazua 1-1 rezultati, 3-4 minuta ishim jo të mirë, por pas kësaj skuadra tregoi karakter. Ne luajtëm lojën tonë dhe kjo është e mirë për të ardhmen. Është e rëndësishme, sepse fituam si skuadër. Kjo ndeshje ishte një spektakël i mirë për tifozët tanë”, deklaroi Challandes.