FOTO/ Fansat ‘kryqëzojnë’ Kim Kardashianin: Si nuk të vjen turp që ia bën këtë vajzës?

North shkëlqeu në krah të së ëmës në fillim të kësaj jave, por fansat e yllit të famshëm, JO. Sa herë është fjala për të bijën, askush nuk ia kursen kritikat Kim-it, por as ajo nuk resht së surprizuari këdo që e “prek” në plagë. 

Cili ishte objekti i “sherrit” virtual këtë herë? Grimi i North. A duhet përdorur make up për fëmijë? Fansat kanë shpërthyer kundër Kim, e cila, me sa duket, jo vetëm e lejon, por nuk e ka aspak problem që North West, 5 vjeç, u shfaq e grimuar së bashku me të gjatë daljes së tyre të fundit në Manhattan. Vogëlushja e Kim ishte grimuar me rozë në sy, një ngjyrë natyrale në buzë dhe kaq u desh që rrjeti të shpërthente: "Mjaft e grimove North",- shkruante një prej fansave, ndërsa një tjetër edhe më keq: “Si nuk të vjen turp? Është vetëm një fëmjë 5 vjeç”, ndërsa një tjetër: "Mos lejo që vogëlushja të përdorë grim. Ndihmoje vajzën të dojë bukurinë e saj natyrore dhe melaninën e saj prej princeshe.”

Por jo të gjithë ishin kundër North-it me grim. Dikush shkruante se nuk i dukej edhe aq keq. “Çdo vajzë ka kureshtje për grimin kur është e vogël. Kam bindjen se është Kim ajo që vendos nëse North do apo jo të përdorë grim”.

Kim dhe North patën një dalje të shkëlqyer si nënë e bijë. E vogla kishte veshur një fustan portokalli me atlete të vogla, ndërsa e ëma një kostum “gjarpër” me një bluzë nudë. Të dyja i kishin mbledhur flokët bisht dhe dukeshin cute!

Qetësohuni nëna të mira dhe të devotshme! Nuk është gjithçka ashtu siç duket. Nëse është fjala për Kim, asgjë nuk është e tepërt, nuk është kurrë e tepërt!