Arrestimi i “Babales”, reagon avokati i tij: Jeta e tij është e rrezikuar në Shqipëri

Lidhur me arrestimin e Albert Veliut (“Babales”) në Kosovë, ka reaguar avokati i tij.

Sipas avokatit, jeta e tij është e rrezikuar në Shqipëri.

Avokati shpreh besimin se gjykata e Kosovës nuk do e lejojë ekstradimin, pasi klienti i tij është edhe përfitues i statusit të azilantit politik.

“Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda në Tirane sot në Prishtinë është arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu i njohur si BABALJA shtetas i Shqipërisë.

Sipas familjarëve të Albert Veliut ati dhe djalit të tij i është lejuar kërkesa për azil në Kosovë deri më 29.11.2018.

Klienti im pretendon se jeta e tij është e rrezikuar nëse ekstradohet në Shqipëri për shkak të implikimit te tij në aferën që ndërlidhet me Z. Agron Xhafa vllanë e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

Sido që të jetë besoj që Gjykatat në Kosove do ti respektojë të drejtat e personave që kërkojnë azil politik të garantuara me ligje të Kosovës dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun të cilit i është pranuar azili në Kosovë”, shprehet avokati.