FOTO/ Xhisiela e famshme na prezanton motrën

Xhisiela Maloku është vajza që ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit pas akuzave të Oficerit të Policisë Emiljano Nuhu se ajo ishte keqtrajtuar nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Historia e saj u kthye në një telenovelë me pohime të torturave para policëve dhe më pas mohim të gjithçkaje në media, duke bërë që një opinionin publik të shpërthejnë debate të shumta në lidhje me abuzimin e njerëzve me pushtet ndaj personave në pambrojtur.

Por tani Xhisiela është kthyer në një personazh show bizz-i me vëmendjen e shumtë që ka marrë dhe nuk lë asnjë rast t’i shpëtojë për të qëndruar në qendër të vëmendjes.

Ajo ka prezantuar së fundmi motrën e saj përmes një InstaStory duke thënë: Motra ime, duket të patur ty pranë, kam gjithë botën!