Milan, Juventus dhe Barcelona në ‘luftë’ për të transferuar këtë super lojtar

Super “ylli” i Paris Saint Germainit, Adrien Rabiot mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në 5 ligat e mëdha europiane.

Mesfushori francez nuk po pranon të nënshkruaj vazhdimin e kontratës me parisienët dhe këtë situatë po tentojnë ta shfrytëzojnë shumë skuadra.

Barcelona është ajo që ka shfaqur interesim për lojtarin, ndërsa raportimet e fundit bëjnë me dije se francezi e dëshiron një kalim në “Camp Nou”.

Së fundmi në garë janë future edhe Juventus e Milan, raporton “Corriere dello Sport”.

Kujtojmë se lojtari mund të kalojë në cilëndo skuadër si agjent i lirë, shkaku i skadimit të kontratës.