FOTO/ Ja kush është autori i dy vrasjeve e dy plagosjeve në Mat

Ka shkuar në dy numri i personave të vrarë nga Kujtim Koxha në Mat, i cili qëlloi me armë ndaj disa punonjësve të bashkisë.

Policia bën me dije se shtetasi Mentor Hoxha, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër Erzen Aliaj, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në Tiranë ku do të merrte edhe një trajtim më të specializuar.

Të plagosur kanë mbetur edhe shtetasit A. H., dhe H. B.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.