Ngjarje e rrallë, shqiptari vidhte në dhomat e zhveshjes së futbollistëve në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali pasi vidhte në dhomat e zhveshjeve të lojtarëve.

23-vjeçari me inicialet A.K. u ndalua nga karabinierët, teksa iu gjetën 200 euro dhe dy çelësa të makinave, që i kishte vjedhur në dhomat e zhveshjeve në fushën e Montelupos.

I riu shqiptar nga Santa Croce ishte futur në dhomat e zhveshjes kur lojtarët po bënin stërvitje, ndërsa pasi është kapur nga policia lokale, pritet të dalë sot në gjyq.