U-21/ Kuqezinjtë ‘të copëtuar’ kundër Spanjës

Trajneri Alban Bushi duhet të bëjë pa portierin Selmani, në ndeshjet e parafundit në grupin eliminator për Europianin U-21, ndaj Spanjës.

Ai ka pësuar një dëmtim dhe ka lënë dje grumbullimin. Mirëpo, si të mos mjaftonin mungesat e Ramadanit dhe Hakajt prej dëmtimeve, numri një i stolit të U-21 duhet të përballet edhe me dilemën e dokumenteve për Albjon Ademin, i cili deri dje nuk ka pasur ende lejekalimin e FIFA-s.

Në rast se ai nuk do të jetë, pritet që Zeka të startojë nga minuta e parë dhe formacioni të përbëhet nga Kastrati në portë. Reparti i prapavijës të ketë Malokun, Kryeziun, Tafën dhe Tolin.

Në repartin e mesfushës priten që të aktivizohen Doka, Laçi, Bare, Muçolli e Zeka në mbështetje të Taulant Seferit në skemën 4-5-1.