Nuk u lejuan të futen në stadium, tifo-grupi i njohur i Kombëtares presion FSHF-së

Para ndeshjes kundër Jordanisë, tifo-grupi “Ilyrian Elite” nuk është lejuar të futet në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”, për të mbështetur kombëtaren kuqezi në takimin miqësor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë tifo-grupi, të cilët kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj Federatës së Futbollit.

Në postimin e tyre në “Facebook”, ata kanë shkruar:

“FSHF Mafia sot e teprove?

Anëtareve tanë sot ju është ndalur hyrja në stadium. Arsyen askush nuk e di, thjesht emrat janë të papranueshëm për Federatën tonë. Duke qenë se ata zgjodhën të veprojnë në këtë mënyrë, presim ndeshjen e radhës t’ju tregojmë kush jemi. Me të mirë nuk deshët, tani mbani pasojat!”.