Duka komenton barazimin e shëmtuar me Jordaninë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për mediat pas barazimit me Jordaninë, ku u shpreh i kënaqur me mobilizimin e lojtarëve. 

Duka komentoi edhe debutimin e Uzunit dhe dëmtimin e Mihajt.

Rezultati nuk më pëlqeu, por pati një mobilizim, lojtarë të rinj në fushë dhe u përgatitëm për Izraelin. Uroj të marrim një rezultat të mirë në Izrael. Kundërshtari nuk ishte në nivelin e Skocisë, ishte më i dobët dhe them se mund të bënim diçka më mirë. Kjo ndeshje ishte e rëndësishme jo vetëm te përgatitja për Izraelin, por edhe testi i disa lojtarëve për t’i pasur si alternativa në të ardhmen. Uzuni bëri një debutim të mirë. Më erdhi keq për Mihajn që u vra”, u shpreh Duka për mediat.