VIDEO/ Emigranti po deportohej nga Britania, pasagjerët detyrojnë policinë ta ulë nga avioni

Ky është momenti kur udhëtarët në një fluturim nga Londra në Turqi ndalojnë një njeri që të dëbohet nga Britania e Madhe, duke kërkuar që ai të hiqet nga aeroplani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri u soll brenda aeroplanit të Turkish Airlines në aeroportin Heathrow të martën pasdite, pak para se të ishte nisur për në Stamboll, i shoqëruar nga katër zyrtarë.

Në pamjet dramatike thuhet se burri bërtet me të madhe duke thënë se ai po ndahet nga familja e tij për t’u çuar në Somali, duke frikësuar udhëtarët e tjerë.

Pas një kohe, mund të dëgjohen zyrtarët duke u thënë pasagjerëve se burri nuk paraqet rrezik.

Megjithatë, me insistimin e pasagjerëve, ai përfundimisht u largua nga aeroplani.