Mavraj: Nder të mbaj shiritin e Kombëtares, e kishim mendjen tek Izraeli

Mërgim Mavraj është kapiteni i ri i Kombëtares shqiptare dhe zgjedhja është bërë me votimin e futbollistëve.

Në një prononcim për “Supersport”, Mavraj është shprehur i kënaqur me shiritin e kapitenit, duke pranuar se është një nder dhe përgjegjësi.

“Shiriti i Kapitenit? Nuk pritet një nder kaq i madh. Jam i kënaqur pasi është nder i madh dhe tani ke shumë përgjegjësi. Ishim të fokusuar në ndeshje. Ishte sekret dhe nuk e them se për kë votova.

Nuk besoj se ishte test gjeneral, pasi miqësorja me Jordaninë nuk krahasohet me Izraelin. E dimë shumë mirë se çfarë na pret atje dhe sot kemi luajtur me mendjen te Izraeli. Kishim edhe ndryshime dhe nuk duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje kësaj ndeshje.

Mua më mungon ritmi por gjithsesi ia dola edhe pse mund të mos jem në 100% tim, pasi ka munguar për një kohë të gjatë”, u shpreh Mavraj.