Bekim Balaj: Ishim të motivuar, por ja përse nuk shënuam

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj tha se kuqezinjtë dhanë maksimumin në fushën e blertë por nuk arritën që të shënonin.

Në një intervistë për mikrofonin e Televizionit Publik Shqiptar, sulmuesi shkodran theksoi se lojtarët nuk shpenzuan shumë energji për të qenë më të freskët në duelin zyrtar ditën e diel ndaj Izraelit.

“Duhet të bënim më shumë pjesën e dytë por nuk arritëm që të shënonim. Çdo ndeshje me kombëtaren të gjithë lojtarët japim maksimumin. Jemi të motivuar por duhet të pranojmë që ruajtëm energjitë për Izraelin. Shpresojmë që të marrim rezultat pozitiv në Tel Aviv”, përfundoi ai.