Salianji: Akuza ndaj meje është se kam denoncuar një krim

Deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në ‘Opinion’ ka thënë mbrëmjen e sotme, se ai është thirrur në prokurori, pas akuzave që janë bërë ndaj tij nga një kriminel.

Sipas Salianjit, akuza ndaj tij është se ai ka denoncuar një krim. Sa i përket videos së transmetuar mbrëmjen e shkuar, Salianji ka thënë se ai e ka publikuar ashtu siç e kam marrë.

‘Materialin e kam publikuar siç e kam marrë. Unë hetohem për kallëzimin që ka bërë Agron Xhafaj, një i burgosur që është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Unë jam thirrur për krimin se pse kam denoncuar një kriminel. Sot kryeministri ka thënë një gjë, që ka një grup që merret me çështjen ‘, deklaroi Salianji.