Mediat amerikane: Trump mund të emërojë vajzën si ambasadore në OKB

Mediat amerikane kanë aluduar se Presidenti Donald Trump po mendon të emërojë vajzën e tij, Ivanka Trump pasuese të Nicki Haleyt si ambasadore në OKB. Lajmi erdhi menjëherë pasi ditën e djeshme Nicki Haley dha dorëheqjen si ambasadore.

Sipas Trump, ajo do të ishte e jashtëzakonshme, një “dinamit” në atë pozicion dhe e vërteta është se nuk ka ndonjë tjetër më të aftë se ajo. Më pas Presidenti amerikan theksoi se po studion disa alternativa për të zgjedhur pasuesen e Haileyt, mes të cilëve është edhe ish-Këshilltarja e tij për Sigurinë, Dina Powell.

Haley do të qëndrojë në detyrë deri në fund të vitit. Bëhet e ditur gjithashtu se në zgjedhjet e 2020 nuk do të kandidojë për postin e Presidentit, por si republikane do të jetë e pranishme në fushatën e Donald Trump.