Pas shumë sukseseve në muzikë, dështon Dua Lipa

Tre shqiptaret Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora 'pushtuan' tapetin e kuq të American Music Aëards mbrëmjen e së martës (9 tetor).

Dua ka arritur suksese të mëdha në muzikë gjatë këtij viti, por nuk arriti të shkëlqente edhe në këtë event.

Ajo u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të bardhë, që nuk është cilësuar veshja e saj më e mirë.

Në listën e artistëve të veshur më keq në këtë event, renditet edhe bukuroshja shqiptare. Pas saj janë edhe këngëtarë të tjerë të njohur si Post Malone apo Heidi Klum.

Ndërkohë, Dua u shfaq në skenë duke performuar këngët "One Kiss" dhe "Electricity". Kjo ishte e vetmja gjë që u komentua pozitivisht për Duan, përfshirë ngjyrën e verdhë neon që kishte në thonj.

Shqiptarja tjetër me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha që u shfaq me fustan gri e të zi me temina u komentua për mirë. Ndërsa Rita Ora që ishte edhe prezantuese e këtij eventi mori shumë komplimente për fustanin e zi.