Çudit Melania Trump: Duhet të mbështesim edhe burrat që akuzohen për dhunë

Lëvizja “#MeToo” ka pasur një impakt shumë të madh në mbarë botën. Në këtë lëvizje janë përfshirë të gjitha vajzat dhe gratë e njohura që janë abuzuar seksualisht nga meshkujt.

Shumë personazhe kanë reaguar ndaj kësaj, të gjithë në mbrojtje të femrave të dhunuara. Ndërsa së fundmi ka ardhur edhe reagimi i parë nga Melania Trump.

Zonja e parë ka habitur me deklaratën  saj të bërë gjatë një interviste për emisionin ‘Good Morning America’.

“Unë i mbështes femrat dhe ato duhet të dëgjohen. Ne duhet t’i mbështesim ato edhe meshkujt, jo vetëm femrat”, – ka thënë Melania. Ajo ka vazhduar më tej duke thënë se i mbështet femrat e abuzuara seksualisht, por ato duhet të flasin me fakte.

“Nuk mund thjesht t’i thuash dikujt se ti ke abuzuar seksualisht me mua, sepse ndonjëherë mediat shkojnë shumë larg me mënyrën si i portretizojnë historitë, nuk është korrekte, nuk është e drejtë”, – ka thënë Zonja e Parë.

Në fakt vetë bashkëshorti i Melania, Presidenti Donald Trump, është akuzuar nga 20 gra për sulme seksuale. Megjithatë ai me siguri nuk duhet t’i ketë pritur mirë këto fjalë të bashkëshortes së tij, duke patur parasysh se ai është tallur vazhdimisht me viktimat e dhunës seksuale.