Bixhoz me dashurinë/ Merr fund armiqësia mes tyre, Pinki i kërkon falje Anikës, ja ç’do ndodhë nesër

Om kap për fyti Zvetlanën. Ai thotë se ajo është fajtore pse Çulbul u plagos. Texh shtyn Omin dhe i bërtet. Ai mbron Zvetlanën ndërsa Xhanvi mbron Omin. Ajo thotë se Zvetlana po e çmend Omin. Zvetlana aktron sikur preket nga fjalët e Xhanvit dhe qan.

Doktori i kërkon Omit t’ja ndryshojë rrobat Çulbulit se është bërë me gjak. Çulbul shqetësohet. Ajo i ndërron vetë rrobat. Zvetlana fiksohet me çantën e doktorit pasi ndjen që e ka parë diku tjetër. Om e prezanton doktorin me Zvetlanën.

Doktori shqetësohet dhe largohet. Om e vë re reagimin e tij dhe mendon se Zvetlana dhe doktori njihen më përpara. Doktori shkon në shtëpi dhe mbyll dyer e dritare i frikësuar. Zvetlana thotë se duhet t’ja mbyllë gojën doktorit para se ai të zbulojë sekretin e saj.

Ndërkohë Mahi i tregon Shivait se njerëzit e përbuzin. Shivain e prekin fjalët e tij. Mahi kthehet në festë dhe kërcen çuditshëm. Të gjithë e shohin të habitur. Atë e zë gjumi. Rudra shkon përqafon Shivain dhe i thotë se i ka munguar shumë.

Edhe Pinki përqafon Shivain dhe qan. Shivai thotë se falenderon Anikën që e shpëtoi pasi ajo i tha Kanës të gjurmojë telefonin e tij. Pinki i puth dorën Anikës dhe e falenderon që shpëtoi Shivain. Ajo i kërkon falje Anikës që e ka konsideruar armike dhe e përqafon.

Shivai u thotë vëllezërve se ka bërë një plan që t’ja tregojnë vendin Mahit. Ata bashkojnë duart. Mahi zgjohet nga gjumi. Anika e gënjen dhe i thotë që gjatë festës ai qëndroi shumë urtë sikur të mos ishte Shivai.

Mahi shqetësohet. Texh e thërret që të shkojnë për intervistën. Mahi nuk di asgjë mbi temën që duhet të flasë në intervistë. Ai vendos të largohet. Mahi hyn në një vend të fshehtë dhe largohet pa e parë askush./revistawho