UEFA rrit shpërblimet për Shqipërinë. Ja sa përfitojnë Kombëtaret nga Liga e Kombeve

Liga e Kombeve, përveçse një shans i shtuar për të gjitha kombëtaret e Europës, për në “EURO 2020”, ka edhe përfitime financiare.

Siç ishte publikuar në nisje të këtij kompeticioni të ri, çdo skuadër nga Liga A, do të fitonte 1.5 mln euro, nga Liga B, 1 mln euro, nga Liga C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, 750 mijë euro, dhe nga Liga D, 500 mijë euro.

Por, ditën e sotme, UEFA njofton se ka vendosur të rrisë këto shpërblime për të gjitha skuadrat. Kështu, në Ligën C të Shqipërisë, do të ketë një rritje prej 375 mijë eurosh, e përkthyer ndryshe, Shqipëria do të përfitojë 1 milionë e 125 mijë euro, në fund të këtij kompeticioni, shkruan panorama. Në rast fitore të grupit, me Skocinë dhe Izraelin, Kombëtarja do të fitojë edhe 1 milionë e 125 mijë euro të tjera.

Kjo pagesë solidariteti është rritur për të 55 kombëtaret, 50% më shumë për çdo skuadër në ligat përkatëse. Më poshtë, përfitimet e reja për çdo skuadër.

SI ISHIN SHPËRBLIMET

SI BËHEN

(Pjesëmarrja)

(Fitimi i grupit)