Lajm i madh për Realin para ‘El Clasicos’ së 28 tetorit

Marcelo pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës më 20 tetor ndaj Levantes.

Dani Carvajal dhe Karim Benzema nuk u stërvitën me grupin sot pasi që ata janë duke u rikuperuar nga lëndimet e pësuara.

Lajmi i mirë vjen nga Marcelo i cili do të jetë i gatshëm për “El Clasicon” kundër Barcelonës e cila do të luhet më 28 tetor.

Isco gjithashtu është duke punuar në palestër, teksa edhe ai synon “El Clasico-n”.

Pjesa tjetër e skuadrës punoi nën urdhrat e Julen Lopeteguit dhe në këtë seancë kishte edhe lojtarë nga akademia.