Ndërlikohet situata e Ronaldos/ Policia e Las Vegasit i ka provat që nga viti 2009

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Las Vegas, Jakinto Rivera, ka zbuluar për “Der Spiegel” më shumë për çështjen Ronaldo.

Portugezi akuzohet për përdhunimin e një 31-vjeçareje, Katrin Majorga, në vitin 2009. Kjo e fundit e ka denoncuar 33-vjeçarin.

“Asnjë provë nuk është zhdukur. I zotërojmë të gjitha provat e vitit 2009, por nuk dua të futem në detaje”, ishte komenti i tij i shkurtër.

Megjithëse ai shton se në këtë çështje duhet të dëgjohet edhe dëshmia e Ronaldos.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e 13 qershorit të 9 viteve më parë në Las Vegas.

Mesa duket, tashmë portugezi do të nisë një kalvar të gjatë me gjyqe.