Gjyqtarë kosovarë për miqësoren Shqipëri-Jordani

Gjyqtarët nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë.

Shqipëria do të presë Jordaninë sonte në "Elbasan Arena", në një takim miqësor që do të luhet në orën 20:00.

Nuza do të jetë gjyqtar kryesor dhe do të ndihmohet nga asistentët Berisha dhe Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja i Shqipërisë.