Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, ka të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Kombit.

Një makinë mësohet se është përplasur me trafikndarëset, pranë Rrëshenit.

Dëshmitarët kanë thënë se një grua dyshohet se ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

Policia dhe ambulancat kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë.