Bushi nuk e fsheh frikën nga Spanja: Duhet të kemi kujdes, ata të godasin rëndë

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së ditës së nesërme kundër Spanjës, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Ai e inkurajon skuadrën të japë maksimumin, sidomos në mbrojtje.

Të gjithë me Spanjën nuk luajnë si zakonisht, por më të tërhequr. Atje nuk dolëm shumë herë para, punuam mirë dhe prapë pësuam 3 gola. Në fushën tonë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse Spanja të godet rëndë. Shpresojmë për një rezultat pozitiv”, deklaroi Bushi.