Kujdes, Tatimet u kujtojnë bizneseve të vogla afatin e fundit, të deklarimit të shitje-blerjeve. Ja pasojat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton tatimpaguesit e biznesit të vogël me qarkullim 2-5 milion lekë, se data 10 Tetor 2018, është afati i fundit i deklarimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes për periudhat korrik, gusht dhe shtator 2018.

Ky është deklarimi i dytë për bizneset që u përfshinë nga 1 prilli në skemën e TVSH. Deklarimi i parë përfshinte muajt prill, maj dhe qershor.

Administrata Tatimore ka theksuar që në fillim të këtij procesi se ky është një detyrim që nuk mbart asnjë penalitet, por që duhet të përmbushet nga ana e tatimpaguesve sepse këto të dhëna përbëjnë bazën për plotësimin e mëtjeshëm të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.

Referuar të dhënave që DPT disponon, 11,493 subjekte të biznesit të vogël dorëzuan deklaratën e TVSH-së për muajin qershor 2018, brenda afatit ligjor, pra pa asnjë penalitet.

Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë procesit të plotësimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore

(13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve, ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30 -18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: