‘Toyota Yaris’, flet avokati i Bashës: Balla i përfshirë te eurot e sekuestruara, ja ku e ka hallin ai …

Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi,  ka deklaruar se Basha është tërësisht i përfaqësuar në procesin gjyqësor, i cili u mbajt në gjykatë për rastin “Toyota Yaris”.

Bardhi tha se lideri i PD-së u qëndron deklaratave të bëra publike për rastin e bllokimit të 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”, të cilat u kapën muaj më parë në Durrës.

Pas kësaj, Basha drejtoi gishtin drejt Taulant Ballës, të cilin e quajti si person të përfshirë në eurot e bllokuara në Durrës.

“Procesi sot ishte një seancë pajtimi, ne shprehëm se i qëndrojmë të gjithë atyre që kemi deklaruar në fillim. Zoti Basha është në proces, nëpërmjet avokatëve të tij. Personalisht Balla ka hallin e tij dhe vjen në Gjykatë. Basha iu qëndron të gjithë deklaratave të bëra në publik. Ky është një proces ligjor dhe do të ndjekim çdo hap ligjor, që ne e përfaqësojmë”, tha ai.

Eksperti i çështjeve ligjore brenda PD-së, foli edhe për rastin e  një materiali të publikuar mbrëmë në një emision televizi nga deputeti Ervin Salianji.

“Në dijeninë time prokuroria e ka marrë atë material;. Sigurisht është detyrë e prokurorisë,  se në gjykimin tim e dinë se kush është Alizoti.Sigurisht detaje mbi këtë video nuk disponoj, sepse nuk kam materiale shtesë.  Kjo çështje do të zgjidhet dhe e vërteta do të dalë pa diskutim, Pavarësisht se prokurorë e prokurorë nuk, por Edi Rama është prokuror në mëngjes dhe prokurorët e komanduar prej tij vendosin natën”, shtoi ai.