Shpërthen Paloka: Akt patriotik, çdo mënyrë për largimin e këtyre qelbësirave

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar me tone të ashpra pas skandaleve të shpërthyera ditët e fundit, ku përmes provave filmike janë identifikuar disa prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të lidhur me botën e krimit dhe deri në fabrikim dëshmitarësh të rremë.

Paloka, në një status të shkurtër në rrjetet sociale, ka renditur këta qeveritarë të lartë që nga Edi Rama, Balla, Xhafaj, Veliu, Marku etj, duke thënë se “cdo mënyrë për të shpëtuar vendin nga këta qelbësira është akt patriotik.   

Ja postimi i plotë i Edi Palokës

Kryeministri-Kryetari i grupit parlamentar-Ministri i Brendshem-Drejtori i Pergjithshem i Policise-Prokuroria-Krimi-Sherbetoret...
Cdo menyre per te shpetuar vendin nga keta qelbesira eshte akt patriotik .