Në 24 orë, 4 aksidente, 4 të plagosur në Tiranë

Aksidente vazhdojnë të jenë shqetësues në Tiranë. Në 24 orët e fundit, Policia bën të ditur zyrtarisht, se kanë ndodhur 4 aksidente, me pasojë 4 persona të plagosur.

Në një rast Policia ka arrestuar shoferin, sepse është konstatuar se ka qenë nën efektet e pijeve alkoolike, ndërsa në dy raste të tjerë, drejtuesit e mjeteve, shkaktarë të aksidenteve, janë larguar nga vendngjarja dhe janë ende të paidentifikuar.

Drejtoritë Vendore të Policisë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

  • Më datë 08. 10. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. F., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Reno”, me drejtues D. M., vjeç 23, banues në Tiranë, i cili ka goditur mjetin tip “Benz”, me drejtues A. Z., vjeç 48, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjerja A. S., vjeçe 22, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital u largua në banesë. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.
  • Më datë 08. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L. Q., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Iveco”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës S. K., vjeç 57, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 08. 10. 2018, shtetasi E. K., vjeç 29, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 06. 10. 2018, në rrugën “Ibrahim Rugova”, një mjet e ka aksidentuar dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet  290 e 273 të Kodit Penal.
  • Më datë 08. 10. 2018, në rrugën “Sadik Petrela”, një mjet, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, drejtuesin e biçikletës, shtetasin L. F., vjeç 23, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital është larguar për në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.