Panucci ‘presion’ lojtarëve: Ndaj Izraelit dua fitore, nëse humbim atëherë do...

Christian Panucci ka dalë në konferencën për mediat para miqësores me Jordaninë, e cila do të luhet nesër në mbrëmje, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Por tekniku i kuqezinjve nuk u shpëtoi dot pyetjes nëse do të arrijë të marrë një fitore ndaj Izraelit në duelin e rëndësishëm për Ligën e Kombeve.

Izraeli ka dy sulmues shumë të shpejtë. Si e keni menduar t’i përballoni?

Të mendojmë për Jordaninë, më pas të shohim për Izraelin. Edhe ata mund të kenë mungesa. Diçka e kam në mendje. Nëse fitojmë do kem të drejtë, nëse jo, atëherë do jetë katastrofë.

A do të jetë ndeshja e nesërme një test për lojtarët e rinj?

Nesër do të shohim në fushë Vrionin, pasi kjo ndeshje është një rast për të dhe të rinjtë e tjerë. Të gjithë janë të disponueshëm dhe së bashku po mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

A duhet të jeni më i qetë në konferenca?

Jam i qetë, thjesht jam i mërzitur kur humbas. Kam një raport të keq me humbjen, për këtë arsye ndoshta dukem nervoz. Kam luajtur 20 vite dhe kam punuar 7 vite në TV. Kur nuk i kuptoj disa pyetje, mërzitem edhe më shumë.