VIDEO / Zbulohet roli, ja si u përfshi aktori Alizoti në audio-përgjimin Xhafaj

Avokati Indrit Sefa ka çmontuar në studion e SYRI.net rolin prej aktori të Fredi Alizotit, i cili ka marrë përsipër vetë se kishte luajtur rolin e Agron-Geron Xhafajt.

Sipas avokatit Sefa, Alizoti nuk ka qenë fare pjesë e audio-përgjimit, por pas bërjes publik të tij, ai ka nisur të marrë në telefon njerëz të ndryshëm, duke thënë se ai ishte personi që fliste në telefon.

‘Fredi Alizoti nuk ka qenë farë pjesë e audio-përgjimit deri në në fund të muajit maj.

Deri në këtë kohë, Fredi Alizoti ka pasur biseda normale me Albert Veliun dhe nuk ka pasur ndonjë bisedë të llojit siç pretendon prokuroria.

Por pas bërjes publike të audio-përgjimi, Fredi Alizoti ka filluar të flasë poshtë e përjetë.

Ai ka telefonuar vetë njerëz të ndryshëm, duke u thënë se jam unë ai që e kam përgatitur, jam unë ai që luaj rolin e Agron Xhafajt.

Ka telefonuar edhe policinë dhe në një moment ata i kanë thënë që të merrte avokat, se ajo për të cilën ai po fliste, ishte vepër penale’, është shprehur avokati Indrit Sefa përballë gazetarit Alen Xhelili në studion e SYRI.net.