U ngarkua në Shqipëri, kapet drogë e madhe në Greqi

Një sasi e madhe droge është kapur ditën e sotme në Greqi.

Policia greke thotë se ka kapur 115 kg marijuanë në Igumenicë.

Gjatë operacionit policia ka arritur të arrestojë edhe një shtetas grek, drejtues i mjetit.

Sipas policisë greke, droga dyshohet se ishte ngarkuar ne Shqipëri, ndërsa mjeti ka përdorur Qafë- Botën për të kaluar.