Ligji i fortë i Las Vegasit për përdhunim, ja me sa vjet burg mund të dënohet Ronaldo

Pas akuzave të përdhunimit, Cristiano Ronaldo mund të rrezikojë të përfundojë në burg, me një dënim prej 10 vitesh.

Përveç rënies së imazhit ai mund të humbë edhe 35 milionë dollarë në vit me marrëveshjet e sponsorizimit. 

Sulmi seksual ka një dënim të përjetshëm në Las Vegas, në vendin ku mësuesja Kathryn Mayorga, 34 vjeç, deklaroi se futbollisti e sulmoi atë në vitin 2009.

Sipas ligjeve shtetërore të Nevadës, ai mund të kërkojë lirimin me kusht, por vetëm pas 10 vjetëve pas hekurave.

Policia e Las Vegasit ka rihapur një hetim për akuzat, megjithëse në këtë fazë Ronaldo, 33 vjeç, i cili “në mënyrë të vendosur” i mohon pretendimet, nuk është arrestuar apo akuzuar në lidhje me ndonjë krim.

Nëse ai duhet të dënohet nga një gjykatë penale, sponsorët që aktualisht i sigurojnë 35 milionë dollarë në vit, mund të shkëpusin të gjitha lidhjet me të.