Historia e trishtë e ‘Syrejas’ pas divorcit nga bashkëshorti i saj

Asli Enver është tashmë është një aktore shumë e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Syrejasë’ tek telenovela shumë e ndjekur nga publiku shqiptar  ‘Nusja nga Stambolli’.

Asli është shumë e komentuar nga mediat turke përsa i përket jetës private e sidomos pak muaj më parë bëri bujë lajmi se ajo ishte ndarë nga këngëtari Murat Boz.

Mirëpo para kësaj lidhje aktorja ka qënë e martuar për 3 vite me aktorin Birkan Sokullu.

Pas ndarjes nga Birkan, thuhet se Asli filloi një histori dashurie me nhë biznesmen tek i cili i kishin tërhequr tiparet e ngjashme me ish partnerin.

Pas ndarjes së tyre pati shumë komente negative dhe vetëm pak kohë më vonë aktorja mësoi se ai ishte i martuar, gjë që çoi në ndarjen e tyre.