Skandal me biletat e ndeshjes Kosovë-Maltë

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Maltë, e cila do të zhvillohet  më 11 tetor në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Organizatorët e ndeshjes kanë bërë të ditur se të gjitha biletat janë shitur, mirëpo edhe kësaj radhe kanë filluar keqpërdorimet.

Disa qytetarë kanë filluar t’i shesin ato me çmim të lartë, që ndryshe njihet edhe si tregu i zi.

Në faqen e njohur “Merr-Jep”, kanë filluar të shiten biletat në sasi të madhe, e që çmimi është i lartë.

Biletat që kushtojnë nga 2 euro dhe 5 euro, po shitet me çmim fillestar, 15 euro.