UFC merr vendimin për Conor McGregor

Conor McGregor është pezulluar nga UFC pas humbjes ndaj Khabib Nurmagomedov të dielën në mega-meçin në Las Vegas.

UFC ka vendosur ta pezullojë McGregorin nga çfarëdo aktiviteti për një muaj, për arsye mjekësore.

Irlandezi iu dorëzua rusit në raundin e katërt duke e humbur luftën për titullin e kampionit në kategorinë e lehtë në “UFC 229”.

Kjo ngjarje e madhe më pas prodhoi skena kaosi dhe të turpshme, me Khabibin që e kapërceu kafazin dhe sulmoi ekipin e McGregorit.

Pasi gjërat u qetësuan pas kësaj ngjarjeje, McGregor kërkoi rimeç, por UFC-ja ka marrë vendim ta pezullojë atë për një muaj.

Vendimi i UFC-së është marrë në baza mjekësore dhe McGregori nuk do të jetohet të garojë deri më 28 tetor.

“Conor McGregor pezullohet deri më 6/11/18, nuk lejohet kontakti deri më 28/10/18”, thuhet në njoftimin zyrtar të UFC-së.