Akuza e fortë e Bashës/ Mata trafikant droge, pritës i Tahirit ne Gjermani

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, ka lëshuar akuza të forta mesditën e sotme në lidhje me lidhjet e krimit me qeverinë dhe me eksponentë të mazhorancës.

Duke folur për ngjarjen e rëndë, vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, Basha është shprehur se gjithçka ka ndodhur për pazare droge e jo për një këngëtare.

‘Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit si vrasje për një këngëtare, ishte për pazare droge’, theksoi Basha.

Por më pas kreu i PD-së, ka lëshuar akuza të forta për Ervin Matën, të shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në ish-bllok.

Sipas Bashës, Mata është pritësi i Saimir Tahirit në Gjermani.

‘A e dini me kë ishte Saimir Tahiri në Gjermani?

Ishte më këtë Matën, që u përplas me bandat rivale dhe kjo ndodhi në lokalin e Ahmetaj, në zemër të Tiranës’, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PD.